Transmetuar më 04-10-2019, 22:27

Rritet ndjeshëm numri i nxënësve me probleme shëndetësore, pasi konsumuan në një fast food në afërsi të shkollës.

Mësohet se janë rreth 50 nxënës ata që janë paraqitur në spital, me probleme shëndetësore, temperaturë dhe të vjella.

Rastet e para u shënuan mbrëmjen e së enjtes, ku janë paraqitur në urgjencë 26 nxënës nga shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhia” në Postribë me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh.

Bëhet me dije se mbrëmjen e së enjtes, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postribë, Shkodër.

Policia thotë se janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. /a.y/noa.al

Helmimi i nxënësve në Shkodër, policia del me deklaratë: Hëngrën në fast food

19 nxënës në Shkodër shkojnë në spital me helmim dhe të vjella, dyshimet e para