Transmetuar më 04-10-2019, 20:02

Një foshnje ka humbur jetën në rrethana të paqarta, pasi nëna e burgosur u detyrua të lindë e vetme në qeli, pa asnjë shërbim mjekësor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në burgun më të madh të Europës.

Sipas The Guardian, gruaja ishte lënë vetëm në një qeli të burgut Bronzefield, në Britaninë e Madhe, edhe pse ishte në fazë të avancuar të shtatzënisë.

Ajo kishte lindur në orët e para të së premtes së kaluar.

Raportohet se kur stafi i burgut kishte shkuar në mëngjes për kontrollin rutinë, foshnja nuk jepte shenja jete.

Viki Robinson, drejtoresha e burgut, konfirmoi vdekjen e foshnjes dhe tha se stafi po i ofronte mbështetje nënës. Por nuk dha detaje për mënyrën se si ndodhi lindja.

Grupe të ndryshme në Britani po bëjnë thirrje që të hetohet rasti e të vërtetohet nëse ka pasur trajtim çnjerëzor ndaj grave në atë qeli. /NOA.al