Transmetuar më 04-10-2019, 16:19

Presidenti Ilir Meta lëshoi sot mesazh tjetër uniteti për klasën politike dhe për vendin, duke iu referuar shembullit të Gjer Fishtës.

Nga Lezha, ku ishte sot i ftuar, Presidenti citoi At Gjergj Fishtën, i cili edhe pse i përkiste besimit katolik, me thënien e tij, “vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”, dhe shembullin e bashkimit, duke lënë trashëgimi një virtyt të çmuar për shqiptarët.

Mesazhi i plotë i Metës, sot nga Lezha: 

Me shumë kënaqësi pranova ftesën e Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar”, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj.

Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: "Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!/NOA.al