Transmetuar më 04-10-2019, 13:28
Foto ilustruese

Siguria ushqimore mbetet një prej problemeve më të mëdha në vend, e sidomos kur dëmi bëhet tek fëmijët.

Lidhur me helmimin e disa nxënësve në Postribë të Shkodrës, policia ka dalë me deklaratë.

Bëhet me dije se ditën e djeshme, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postribë, Shkodër.

Policia thotë se janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Shkodrës. /a.y/noa.al

19 nxënës në Shkodër shkojnë në spital me helmim dhe të vjella, dyshimet e para