19 nxënës në Shkodër shkojnë në spital me helmim dhe të vjella, dyshimet e para
Transmetuar më 04-10-2019, 11:28
Foto ilustruese

Nëntëmbëdhjetë nxënës të shkollës së Postribës në Shkodër, kanë përfunduar në spital me shenja helmimi dhe të vjella.

Dyshohet se shkak i helmimit të adoleshentëve është bërë një kioskë fast foodi, ku nxënësit kanë konsumuar ushqim.

Po ashtu nuk përjashtohet edhe uji i pijshëm, që kanë konsumuar në shkollë.

Fëmijët kanë shkuar në shkollë me shenja helmimi, ndërsa më tej janë dërguar nga familjarët në spital.

Mjekët e urgjencës thonë se rastet e para janë paraqitur mbrëmjen e djeshme ndërkohë që kanë vijuar deri në mëngjes.

Inspektoriati Shëndetësor dhe Prokuroria, kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...