Ikën fshehur dados, binjaket gjenden të vdekura në makinë
Transmetuar më 03-10-2019, 19:35

Dy vajza binjake janë gjetur pa jetë në një makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Georgia.

Mësohet se vogëlushet i kishin shpëtuar vëmendjes së dados së tyre e cila pasi i kërkoi i gjeti në makinë, pa shenja jete.

Shkak dyshohet se kanë qenë temperaturat e larta dhe mungesa e ajrit pasi vajzat qëndruan për një kohë të gjatë në makinën e mbyllur.

Raelynn dhe Payton Keyes, u gjetën brenda makinës nga kujdestarja e tyre, e cila kishte një vit që ishte punësuar.

Nëna e vajzave të vogla kishte ngelur shtatzënë gjashtë muaj pasi kishte humbur vajzën e saj të parë, e cila gjeti vdekjen pesë javë pas lindjes.

Dhimbja që përjetonin për këtë situatë nuk e kishte lejuar atë dhe të shoqin që të rrisnin dy vajzat, duke marrë kujdestare dhe shkonin t’i takonin herë pas here. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...