Transmetuar më 03-10-2019, 19:08

Komisioni i Venecias ka bërë publik pak minuta më parë opinionin lidhur me ligjin e pronave të miratuar nga qeverisë, ku janë dhënë edhe disa rekomandime dhe propozime për ndryshim në disa pika të këtij ligji.

“Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë procedurialë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve.

Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare.

Në veçanti, nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruhet në draftin e dërguar në Kuvend, nga ku është marrë dhe dokumenti në fjalë.

“Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj, edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse do të zgjedhnin më shumë opsionin e kompensimit, duke mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë e shtetit për t’u përdorur për programet shtetërore”, shkruhet në raport.

Për këto arsye Komisioni fton ligjvënësit shqiptarë të rishikojnë draftin dhe ofrojnë disa rekomandime.

Rekomandimet

• Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj. • Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ. • Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm. • Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore. • Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore. • Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP. • Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.