Turqi, Facebook gjobitet për shkelje të të dhënave
Transmetuar më 03-10-2019, 15:57

Turqia ka gjobitur gjigantin e medias sociale Facebook me 1,6 milionë lira turke (mbi 281 mijë dollarë) për shkelje të të dhënave duke ekspozuar informacione personale të qindra mijëra përdoruesve në Turqi.

”Facebook ekspozoi emrat, gjinitë, ditëlindjet, statusin e marrëdhënieve, nivelin e arsimimit, religjionin, qytetin dhe vendndodhjen e afër 281 mijë përdoruesve”, bëri të ditur Zyra e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, shkruan Atsh.

Në maj, Zyra për Mbrojtje të të Dhënave Personale e gjobiti FB me 1,65 milionë lira turke (289 566 dollarë) për një shkelje tjetër të të dhënave.

Në qershor, SHBA gjobiti me 5 miliardë dollarë FB për shkelje të privatësisë, që ishte gjoba më e madhe e shqiptuar ndonjëherë nga Komisioni Federal i Tregtisë ndaj një kompanie të teknologjisë.

Loading...
Loading...