Transmetuar më 03-10-2019, 13:14

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot këngëtaren e re shqiptare, Inis Neziri, e cila triumfoi në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”.

Duke shprehur vlerësime, Meta shkruan në “Facebook” se është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke iu ofruar mundësi dhe kushte që ta shikojnë të ardhmen në vendin tonë dhe jo të largohen nga vendi.

“Kënaqësi të takoja sot Inis Nezirin, këngëtaren tonë të talentuar, e cila meritoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar Muzikor “New Wave Festival 2019”, me këngën “Piedestal”.

Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit.

E falenderova Inesin dhe për kontributin e saj të spikatur si vullnetare aktive e “Kryqit të Kuq Shqiptar”, duke shërbyer me përkushtim e dashuri për shtresat në nevojë”, shkruan Meta./b.l/noa.al/