Transmetuar më 02-10-2019, 23:18

Janë mbyllur sfidat e radhës në Champions League.

Sfida më interesante ishte ajo mes Barcelonës dhe Interit që u lujtë në “Camp Nou”.

Barcelona-Inter u mbyll me rezultatin 2 me 1.

Lautaro Martinez I kaloi zikaltrit në avantazh sapo filloi pjesa e parë.

Me fillimin e të dytës, Vidal i dha një super asis Suarez, i cili me një super gjuajtje gjeti cepin e majtë të Handanovic, duke çuar topin në rrjetë pavarësisht zgjatjes së këtij të fundit.

Por në të 84’ minutë, Messi triblon bukur mbrojtësit e Inter dhe jep një asis për Suarez, i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë për të dytën herë Handanovic.

Takimet e tjera dhanë këto rezultate:

Lillë-Chelsea 1-2

Liverpool-Salzburg 4-3

Leipzig-Lyon 0-2

Valencia-Ajax 0-3

Zenit-Benfica 3-1./a.k/noa.al/