Transmetuar më 02-10-2019, 19:07

Vajza që mbante tatuazhin e famshëm "E dua Boris Johnson", fjala ishte për kryeministrin e tanishëm Britanik, është e gjetur e vdekur.

Vajza 21 vjeçare vendosi të vetëvritej, duke lënë pas edhe një shënim në Twitter, ku pretendoi se gratë e reja kanë frikë se do të dhunohen, në konferencën e partisë – ndërsa Kryeministri po mbante një fjalim.

Jade Smith u gjet e vdekur në një zonë të bukur turistike në bregdetin e Huntcliff në Saltburn.

Ajo ishte shfaqur në serialin e BBC-së duke treguar tatuazhin e saj.

Trupi i saj u zbulua në shkëmbinjtë Saltburn të dielën në mbrëmje dhe vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë nga policia.

Doli sot se ajo kishte lënë një mesazh, tre ditë pas vdekjes së saj dhe u vetëvra në kohën kur kryeministri Boris Johnson foli në konferencën e Partisë Konservatore, mbi arsyen e vetëvrasjes. Dyshohet se aktin e kreu në një moment depresioni. /NOA.al