Transmetuar më 02-10-2019, 17:30

Një zyrtar i lartë kinez është arrestuar pasi në shtëpinë e tij u gjetën tonelata florinj. Zhan Jiahui ka qenë nënkryetar i Gjykatës së Lartë në Hainan.

Autoritetet kishin dyshime për përfshirjen e tij në afera korruptive dhe nisën një hetim.

Policia kineze i gjeti rreth 13.5 tonë florinj, me vlerë rreth 637 milionë dollarë. Por floriri nuk ishte pasuria e tij kryesore.

Ai kishte bashkë me gruan edhe 36 kompani të cilat me asetet e tyre vlejnë 3 miliardë dollarë.

Zyrtari kinez, i quajtur Zhan Jiahui, po ashtu ka qenë në krye të Provincës Hainan, në jug të Kinës, ose më saktë Sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste për provincën.

Mendohet se 58-vjeçari e ka mbledhur pasurinë nëpërmje ryshfeteve përgjatë shumë viteve. /k.k/noa.al/