Transmetuar më 02-10-2019, 16:10

Një moment tmerri është regjistruar ditën e diel, teksa klubi gjerman i Hertës së Berlinit ishte duke u kthyer në kryeqytet pas triumfit ndaj Këlnit në ndeshjen e Bundesligës gjermane.

Avioni i skuadrës bardheblu është goditur nga një rrufe dhe kjo ka tronditur jashtë mase lojtarët dhe stafin drejtues të Herthes, përcjell albinfo.ch.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe britma. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk kam provuar diçka të tillë.

Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz, për “Bild”-in .