Për lëkurë të shëndetshme, zgjidhja gjendet te tre maskat me kos
Transmetuar më 02-10-2019, 15:51

T’i rikthejmë lëkurës shkëlqimin dhe t’i dhurojmë një energji të re pas ditëve me smog dhe stres, tanimë është e mundur. Gati? Ja disa këshilla bukurie, të marra nga gjyshet. Kosi është një aleat perfekt për t’u kujdesur për lëkurën.

Kos dhe arra kokosi

Një maskë me gjysëm tasi kos, një lugë gjelle me miell kokosi dhe një lugë me miell qiqrash do jetë perfekte për lëkurat mikse, sepse efekti ‘scrub’ evidentohet më shumë dhe vitaminat që ndodhen tek qiqrat dhe kokosi penetrojnë në thellësi të lëkurës. Lëreni maskën vetëm 10 minuta  e më pas shplajeni me ujë të bollshëm dhe të ftohtë për efekt tonifikues.

Kos dhe kastravec

E këshillueshme në mënyrë të veçantë për lëkurat e thata dhe të skuqura, kjo maskë gjithsesi është e mirë për të gjitha llojet e lëkurave. Kastraveci është i njohur për aftësitë e tij hidratuese dhe qetësuese dhe në bashkëpunim me kosin ka edhe fuqi të mira ushqyese. Edhe në këtë rast nuk nevojitet shumë për të përgatitur maskën: është e thjeshtë dhe arrihet duke përzierë kastravecin me kosin e bardhë. Koha e mbajtjes mund të variojë në varësi të kushteve të lëkurës nga 10 minuta në gjysëm ore për një efekt sa më të mirë ajrimi.

Kos dhe limon

Për kë ka lëkurë mikse apo të yndyrshme, përdorimi i limonit është shumë i këshillueshëm. Shtrydhni gjysëm ose një limon dhe miksojeni me kosin. Aplikoni maskën me lëvizje rrethore për të stimuluar mikro qarkullimin. Sa më e yndyrshme të jetë lëkura, aq më gjatë duhet ta lini maskën të veprojë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...