Gruaja i’u propozon policëve që të bëj seks me ta për të shmangur gjobën, reagimi i tyre befason
Transmetuar më 02-10-2019, 11:00

I’u propozoi policëve që të bënte seks me ta, në mënyrë që t’i shpëtojë gjobitjes së një miku me të cilin ndodhej në makinë.

Për këtë arsye një grua rumune 33-vjeçare, u arrestua nga policia gjatë kësaj të hëne.

Efektivët e policisë së Cerignola, provincë e Foggia në Itali, e akuzojnë për korrupsion.

Gjithçka teksa gruaja ndodhej në makinë me dy meshkuj, kur i ndaloi patrulla e policisë.

Drejtuesi i mjetit nuk kishte patentë kështu që 33-vjeçarja për të shmangur bllokimin e mjetit dhe ndëshkimin, iu propozoi agjentëve favor seksual.

Të shokuar nga guximi i saj, efektivët e arrestuan për korrupsion. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...