Transmetuar më 02-10-2019, 09:41

Shtatë elefantë të mëdhenj aziatik, mes tyre edhe një femër shtatzënë, janë gjetur të ngordhur në zona të ndryshme të Sri Lankas.

Lajmi u bë me dije nga departamenti i faunës së egër në vend, duke shtuar se kërkimet janë në vijim për gjetjen e ekzemplarëve të tjerë.

Kafshët nuk kishin shenja sulmesh nga ana e gjahtarëve dhe as plagë me armë zjarri.

Autoritetet dyshon për helmim me synim boshatisjen e territorit të zënë prej tyre, nga ana e banorëve të zonës, me synim hapjen e terreneve të reja për kultivim.

Në Sri Lanka, bashkëjetesa mes njeriut dhe elefantëve përfaqëson një problem të vazhdueshëm, për shkak të tentativave të banorëve për ti larguar nga territori i tyre. /a.y/noa.al