Transmetuar më 01-10-2019, 20:09

Polcia e Brazilit ka kapur një sasi prej 617 kilogramë kokainë të pastër në një zonë rurale të Brasnorte.

Mësohet se droga u gjet e paketuar dhe e fshehur në dyshemenë e një kamioni, ndërsa në pranga ranë katër persona.

Sasia e lëndës narkotike sipas policisë braziliane kapte shifrën e 9 milionë dollarëve dhe kishte si destinacion Evropën.

Një detaj interesant është se në paketimin e lëndës narkotike kishte logo të ekipit të futbollit të Elbasanit, çka ka shtuar dyshimet se droga mund të kishte destinacion Shqipërinë.

Përveç drogës, u sekuestrua edhe kamioni dhe dy automjete tip Fiat, të cilët shërbenin për kontrollin e rrugës teksa shoqëronin kamionin. /k.k/noa.al/