Kupa e Shqipërisë/ Kalojnët të mëdhatë, shpërthen Marko Van Basten, shënon tre gola
Transmetuar më 01-10-2019, 19:03

Tre takime të Kupës së Shqipërisë u mbyllën me fitore të lehta për ekipet e Superiore, që u kualifikuan për më tej. Kukësi, Partizani dhe Luftëtari fituan edhe ndeshjet e kthimit.

Partizani në Grupin  A ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Vorës. Të kuqtë që fituan derbin vetëm pak ditë më parë, aktivizuan në këtë takim të rinjtë, të cilët nuk kishin hapësira ndaj Tiranës. Ishte Telushi, i cili shënoi edhe golin e fitores.

Ndërkohë, në Grupin B, Kukësi shkatërroi Shkumbinin me rezultatin e thellë 6-0. Edhe Kukësi aktivizoi disa nga të rinjtë. Spikati futbollisti që mban emrin e legjendarin holandez, sulmuesi Marko Van Basten Çema, i cili ka arritur të shënojë plot 3 gola. Për Kukësin kanë shënuar edhe Domi, Daku e Rasha. Ndeshja e parë, ishte mbyllur me fitoren e Kukësit, 1-3.

Luftëtari ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë ndaj Turbinës me rezultatin 2-1 teksa kanë vendosur golat e shënuar nga Rapo dhe Vyent. Pjesa e dytë nisi me vonesë duke qenë se Turbina refuzoi të hynte në fushë për shkak të një penalltie të akorduar në favor të vendasve.

Kupa/ Ndeshjet e zhvilluara sot

Partizani – Vora 1-0

Shënues: 69′ Telushi (11-m)

Kukësi -Shkumbini 6-0

Shënues: 11′ Domi, 20′, 38′, 90′ Çema (11-m), 33′ Daku, 79′ Rasha

Luftëtari -Turbina 2-1

Shënus: 42′ Rapo (11-m), 49′ Vyent / 67′ Peqini

/a/m/NOA.al

Loading...
Loading...