Transmetuar më 01-10-2019, 17:58

Policia ka arritur të parandalojë në kohë një person që tentoi të vetëdigjet përpara Parlamentit britanik.

Autoritetet përdorën fikëset e zjarrit duke parandaluar aktin e rëndë.

Sipas policisë Britanike, ky akt përpara Parlamentit nuk ka lidhje me protestat që zhvillohen për Brexit.

Menjëherë personi u shoqërua në qendrën spitalore më të afërt dhe po mbikqyret nga mjekët dhe policia. /k.k/noa.al/