Transmetuar më 01-10-2019, 12:20

Një episod që befasoi dhe indinjoi shumë kalimtarë, por faji nuk ishte i kompanisë dhe as i punonjësve. Ka ngjallur debate të forta, transmetimi i një filmi me pullë të kuqe, i cili u shfaq për dy orë me radhë, në ekranin e jashtëm të një dyqani të njohur për artikujt sportiv.

Ngjarja ndodhi gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës në një dyqan ‘Asics’ në qendër të Auckland, në Zelandën e Re.

Disa kalimtarë mbetën të befasuar dhe e filmuan skenën duke e publikuar në rrjetet sociale.

Si të mos mjaftonte video, ishte aktive edhe audio, çka bëri që shumë persona që ecnin në rrugë, të detyroheshin me patjetër që të kthenin kokën.

Menjëherë pas ndërprerjes për videon, kompania ‘Asics’ deklaroi se, “Një person anonim, siguroi akses në ekranet e dyqanit tonë në qendër të Auckland, duke transmetuar pamje të pakëndshme. Kërkojmë ndjesë ndaj kujtdo që e pa atë filmim, ndërkohë që po punojmë që sulme të tilla të mos ndodhin më”. /a.y/noa.al