Transmetuar më 30-09-2019, 22:07

Atletja shqiptare Luiza Gega ka zënë vendin e nëntë në finalen e 3000 metrave me pengesa, në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Ajo shënoi kohën 9 minuta 19 sekonda dhe 93 të qintat, duke thyer edhe rekordin kombëtar.

Ky është rezultati më i mirë i arritur nga atletika shqiptare në aktivitetet ndërkombëtare.

Luiza Gega është shqiptarja e parë që garon në një finale të Botërorit të Atletikës.

Ajo ishte dhe shqiptarja e vetme që përfaqësoi Shqipërinë në këtë aktivitet dhe po ashtu është shpresa e madhe e Shqipërisë për sukses në Lojërat Olimpike, Tokio 2020. /a.m/NOA.al