Transmetuar më 30-09-2019, 17:19

Njëri nga truprojat e mbretit Salman të Arabisë Saudite, u vra me armë zjarri në rrethana të paqarta, në atë që u cilësua si “keqkuptim personal”.

Televizioni shtetëror saudit, jep shumë pak detaje lidhur me vrasjen shokuese.

Gjenerali Abdulaziz al-Fagham, ishte një personazh mjaft popullor në vend, i cili shihej vazhdimisht në krahë të sovranit të vendit, aq sa ishte cilësuar si “mbrojtësi i mbretit”.

Mediat saudite shkruajnë se ishte një mik i al-Fagham, ai që vrau truprojën e mbretit dhe plagosi një person tjetër.

Forcat e sigurisë iu kundërpërgjigjën të shtënave, duke vrarë agresorin. Ndërkohë pesë agjentë mbetën të plagosur nga shkëmbimi i të shtënave këtë të diel.

Vrasjet dhe të shtënat janë shumë të rralla në Arabinë Saudite, pasi ligji islamik parashikon dënimin me vdekje për vrasësit dhe trafikantët e drogës. /a.y/noa.al