Transmetuar më 30-09-2019, 16:00

Tetë vite më parë, Colin dhe Christine Weir, fituan 161 milionë sterlina në lotari. Tashmë pasi jetuan një vit të ndarë, gjykata e Edimburgh në Angli, iu dha divorcin pas 38 vitesh martesë.

Çifti jeton në Largas, një qytezë e vogël skoceze në rajonin e Ayreshire, të cilët u bënë të famshëm, pasi fituan jackpotin më të lartë në historinë e lotarive britanike.

Pas një jete martesore të gjatë 38-vjeçare dhe dy fëmijëve, Colin dhe Christine, 71 dhe 62 vjeç, e shitën vilën e tyre prej rreth 3 milionë sterlinash, duke lajmëruar divorcin “miqësor”.

Siç tregon një mik i familjes për tabloidin britanik ‘The Sun’, lajmi për krizën në çift, ishte bërë i njohur mes rrjetit të të afërmve.

Në muajin prill, çifti kishte shkruar, “Me keqardhje njoftojmë se Chris dhe Colin Weir, konfirmojnë se jetojnë të ndarë prej disa kohësh dhe se kanë ndërmend të divorcohen. Kërkojnë që privatësia e familjes të respektohet në këtë moment dhe që të mos ketë komente të mëtejshme”.

Colin Weir, aktualisht po mendon për të ardhmen dhe po përgatitet për të blerë një skuadër futbolli lokale, teksa divorci u zyrtarizua të premten. /a.y/noa.al