Transmetuar më 30-09-2019, 08:10

Disa emigrantë të cilët protestonin kundër mbipopullimit të kampit të Moria në Lesbo të Greqisë, ndezën zjarr në disa pika të strukturës, duke bërë që dalja e tij nga kontrolli ti marrë jetën një gruaje dhe një fëmije dhe duke mbetur të lënduar rreth 15 persona të tjerë.

Zëdhënësi i policisë lokale, Theodors Chronopoulos, shpjegoi se zjarri i kësaj të diele, u vu në dy pika të ndryshme, njëra jashtë kampit dhe tjetri brenda.

Në Moria, ku mund të priten 3 mijë persona, ndodhen aktualisht rreth 12 mijë.

Emigrantët, më të shumtë afgan, u përplasën edhe me policinë, duke kërkuar që të transferohen në ambiente më të pranueshme.

Kampi i Moria, ku kushtet e jetës shpesh cilësohen dramatike, është kthyer prej vitesh vend simbol i Greqisë për të mbështetur valën e emigrantëve, shkruan noa.al.

“Situata është e tensionuar”, deklaroi kryebashkiaku i Lesbo, Stratis Kytelis. /a.y/noa.al