Transmetuar më 29-09-2019, 22:51

Kuqezinjtë e Milanit vijojnë të mos bindin në “Serinë A” italiane.

Kuqezinjtë janë mundur këtë mbrëmje në “San Siro” edhe nga Fiorentina.

Takimi Milan-Fiorentina, përfundoi me rezultatin 1-3, në favor të ekipit nga Firence.

Golat për Fireontinë u shënuan nga Pulgar 14’, Castrovilli 66’ dhe Ribery 78’.

Goli i nderit për Milanin u shënua nga Leao 80’.

Kuqezinjtë ngelen me 10 lojtarë në minutën e 55’, pasi mbrojtësi Mussachio u ndëshkua me karton të kuq.

Kujtojmë që Milani u mund edhe në ndeshjen paraardhëse nga Torino me rezultatin 2-1./a.k/noa.al/