Transmetuar më 29-09-2019, 20:30

Pati përleshje të ashpra jashtë dhe brenda stadium, në fillimin e ndeshjes derbi Tirana-Partizani.

Ndërkohë, në shkallët e stadiumit janë edhe personalitet të politikës dhe jo vetëm.

Zv-kryeministri Erion Braçe ndodhet në stadium duke bërë tifo si gjithnjë për Partizanin. Braçe është parë pranë presidentit të Partizanit, Gaz Demi, dhe pas pjesës së parë dukej i lumtur, pasi skuadra e tij e zemrës fitoi 2-0.

Ndërkohë në kampin kundërshtar është presidenti i FSHF, Armando Duka.

Siç shihet pranë presidentit të Tiranës Refik Halili, Duka bën tifo për Tiranën.

Në momentet e shënimit të golava zv-kryeministri Braçe festoi bashkë me tifozerinë e Partizanit.

Në këtë derbi mungonte ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tifoz i zjarrtë i Tiranës, i cili e ndjek vazhdimisht ekipin e tij.

Kujtojmë që pjesa e parë është mbyllur 2-0 për Partizanin ku kanë shënuar Cordiero dhe Solomon.

S përleshjeve të ashpra të tifozëve para ndeshjes, ndërhyrja e forcave FNSH vuri situatën nën kontroll, për të nisur normalisht ndeshja derbi mes dy ekipeve rivale të kryeqytetit.

Partizani po përpiqet të mbajë rezultatin dhe fitoren, në pjesën e dytë.

Jo vetëm në fushë por edhe tifozeritë luftojnë njëra me tjetrën në derbin Tirana-Partizani.

/a.m/NOA.al