Transmetuar më 29-09-2019, 19:04

Pak para fillimit të derbit Tirana-Partizani ka pasur përleshje të ashpra mes tifozerive në rrugë.

Përleshjet kanë vijuar edhe në stadium.

Sipas raportimeve të para ka disa të lënduar nga hedhja e sendeve të forta mes dy tifozerive.

Pas mbërritjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, tifozët që ishin në numër mbi kapacitetin me 8 mijë vende të ulura, nisën edhe të sharat në kor mes tyre.

Rikthehet kështu “lufta” edhe jashtë fushe mes dy tifozerive armike, prej gjysmë shekulli.

Tifozët madje kanë hyrë në fushë 20 minuta para fillimit të ndeshjes duke vijuar përleshjet, çka ka vënë në rrezik mbarëvajtjen e derbit.

Është dashur ndërhyrja e policisë që ta qetësojë disi gjendjen. Kanë mbërritur forca të shumta të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa FSHF po shqyrton situatën, që nëse ajo vijon të jetë konfliktuale, sipas rregullores nuk përjashtohet mundësia për ta pezulluar apo shtyrë atë. /a.m/NOA.al