Derbi Tirana-Partizani, sherr masiv në rrugë mes tifozerive. Ka dhe të lënduar
Transmetuar më 29-09-2019, 18:47

Nuk ka zhgënjyer aspak derbi Tirana-Partizani.

Gjithçka u bë gati në "Selman Stërmasi" për derbin e kryeqytetit, por nga interesi i madh i tifozëve ka pasur edhe konflikte edhe sherr mes tyre.

Një sherr masiv mes tyre ka ndodhur pak minuta para fillimit të ndeshjes, ku është dashur ndërhyrja e uniformave blu për të qetësuar situatën.

Sherri ndodhi, teksa tifozeritë i drejtoheshin stadiumit, ku janë përdorur sende të forta dhe flakëndezës.

Raportohet se ka pasur edhe të lënduar nga përleshjet, teksa tifozeritë e kanë mbushur stadiumin mbi kapacitetin maksimal.

Ndeshja Tirana-Partizani nis në ora 19:00.

Dueli i vlefshëm për raundin e gjashtë të Kategorisë Superiore i ka shitur të gjithë biletat e vëna në dispozicion, me takimin që pritet të shoqërohet me spektaklin e tifozëve në tribuna.

Pas këngëve në rrugët e kryeqytetit, dy tifozeritë janë duke u akomoduar në shkallët e stadiumit legjendar, duke krijuar një atmosferë fantastike.

Trajnerët respektivë kanë bërë publike edhe formacionet (i gjeni në FOTO-galeri). Tirana ka 10 pikë, një më pak se dy ekipet kryesuese, Bylis e Teuta, ndërsa Partizani ka 7 pikë, para ndeshjes që mbyll javën e gjashtë në Superiore.  /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...