Nga përtej Adriatikut nuk vijnë vetëm lajme që flasin për trafik, drogë, krim e ngjarje të këtij lloji. Ata nuk janë të krishterë por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro dhe ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë.
Një gjest i vëllazërisë dhe solidaritetit nga dy ndërtues me origjinë në Shqipëria por për shumë vjet banor në Pratola Peligna tërhoqi vëmendjen e vendasve.
Nga e premtja në mëngjes Luan Hallulli dhe Albert Muça shkojnë në punë për të ristrukturuar pjesën e të brendshme të kishës së San Rocco dhe këtë e bëjnë falas.
Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve shqiptarë. Luani dhe Alberti, javën e kaluar po kryenin punime në një shtëpi të zonës, duke përfituar nga pushimi i drekës hynë në kishë dhe u habitën nga gjendja e saj.
“Gjithçka ishte e shkatërruar “, thotë Luani,” plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep dhe ai shtoi se i propozoi Albertit për restaurimin e saj. /a.m/NOA.al