“Ka lezet, pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi”
Transmetuar më 29-09-2019, 16:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se fluturimet e para të avionëve shqiptarë janë gati për nisje.

“Ka lezet”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

“Pranë Lasgushit, ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera evropiane.”

Kryeministri shqiptar njoftoi se “Air Albania” është gati me fluturimet e saj, ndonëse nga qytetarët ka skepticizëm, dhe kritika lidhur me çmimin e lartë të biletave që aplikojnë kompanitë ajrore që nisen nga  Aeroporti i Rinasit.  /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...