E lëpiu qeni, humb gjymtyrët dhe i nënshtrohet 20 operacioneve
Transmetuar më 29-09-2019, 10:30

Një 49 vjeçar nga West Bend, Wisconsin, pati rastin më fatal të këtyre viteve pasi qeni i tij pitbull e lëpiu, humbi këmbët, krahët, hundën dhe buzën e sipërme të tij. Greg Manteufel mendoi se po sëmurej nga gripi në qershor tw vitit 2018, pasi përjetoi simptoma të etheve, të vjella dhe diarre.

Por kur ai filloi të ndihej më keq, familja e tij e çoi në spital. Rasti është jashtëzakonisht i rrallë dhe mjekët në spitalin e tij, Froedtert & Kolegji Mjekësor i Wisconsin, nuk ishin në gjendje të shpjegonin pse ai u sëmur kaq rëndë.

Mjekët i bënë teste gjaku dhe zbuluan se ai do të infektohej me një patogjen bakterial të njohur si canimorsus capnocytophaga dhe bakteret gjenden në pështymën e qenve dhe maceve të shëndetshëm.

Bakteret mund të transmetohen tek njerëzit përmes kafshimeve dhe lëpirjeve nga kafshët.

Manteufel iu nënshtrua më shumë se 20 operacioneve, duke përfshirë amputimet e krahëve të tij të majtë dhe të djathtë pak nën bërryl, dhe këmbët përmes mesit të gjurit.

Gjatë 10 viteve të fundit, të paktën gjashtë persona kanë pasur reagime të rënda ndaj një forme të rrallë të baktereve të quajtur Capnocytophaga, e cila është e zakonshme dhe e padëmshme tek qentë, por mund të jetë fatale për njerëzit që e kapin atë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...