Kafe dhe aloe vera, thojini lamtumirë strijave
Transmetuar më 27-09-2019, 12:01

Edhe pse sezoni i plazhit iku, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të mendojnë për trupin. Disa kanë shtuar pak kilogramë, te tjerë kanë vënë re në lëkurë disa strija.

Për këto të fundit, ekziston një recetë e thjeshtë në kushtet e shtëpisë. Përbërësit janë vetëm dy: kafe dhe aloe vera.

Çfarë të duhet?

2 lugë gjelle kafe e bluar, 2 lugë gjelle xhel aloe vera

Si ta përdorësh?

Përziej xhelin e aloes dhe kafen e bluar derisa të përfitosh një masë homogjene. Aplikoje masën në strijat dhe masazhoje me lëvizje rrethore përreth një minutë.

Mbaje në trup masën edhe 20 minuta të tjera. Shpëlaje me ujë ose përdor një peshqir për ta pastruar. Hidratoje lëkurën si zakonisht.

Përsërite këtë çdo tri ditë. Bëj kujdes kur të masazhosh lëkurën, sepse kafja ka veti gërryese, kështu që mos ushtro shumë presion.

Sa kohë duhet ta përsëritësh?

Kafja dhe aloe vera kanë një fuqi të jashtëzakonshme në eliminimin e strijave. Pas 2-3 javëve, do ta kesh të vështirë të dallosh ndonjë shenjë strijash në lëkurë./b.l/noa.al

Loading...
Loading...