Transmetuar më 26-09-2019, 18:28

Në një kohë kur raportet me Kosovës dhe Serbisë janë të ngrira, Presidenti Aleksandër Vuçiç ka shprehur domosdoshmërinë e një zgjidhjeje të përhershme të problemeve mes vendeve.

Ai ndan bindjen se nga kjo zgjidhje asnjëra palë nuk duhet të fitojë gjithçka, por mjaftueshëm.

“Kemi filluar të luftojmë për një zgjidhje të përhershme dhe presim që bota t’i kuptojë qëndrimet dhe argumentet tona dhe të mos e mbështesë palën e kundërt, siç ka bërë nga viti 1999 deri më 2008", tha Vuçiç në fjalimin që mbajti në OKB.

Ai tha se arritja e marrëveshjes me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve, është e rëndësishme për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Vuçiç shtoi se Serbia ka biseduar me Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përkundër tensioneve dhe incidenteve të shpeshta në Kosovë dhe veprimeve të njëanshme të Prishtinës.

Duke u ndalur te taksa për mallrat serbe, Vuçiç nënvizoi se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të Serbisë, në nëntor të vitit të kalaur, ka bërë që Serbia të humbë 350 milionë euro. /k.k/noa.al/