Transmetuar më 23-09-2019, 21:04

Orët e mbrëmjes janë shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe ere të fortë në Tiranë.

Për pasojë disa rrugë janë përmbytur nga uji, dhe të tjera janë bllokuar si pasojë e rrëzimit të pemëve.

Probleme ka edhe në disa qytete të tjera.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, SHMU njofton se në një pjesë të mirë të vendit kryesisht në Shqipërinë Qendrore e Veriore ka pasur reshje të dendura shiu dhe stui gjatë orëve të para të mbrëmjes.

Reshjet janë shoqëruar me vetëtima dhe erë të fortë. Sipas matjeve nga SHMU, në 10 minuta ka pasur 290 shkarkesa elektrike.

Sipas këtij Shërbimi, situata do të jetë e tillë të paktën deri nesër pasdite. SHMU thotë se më shumë reshje kanë rënë në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë.

Situata pritet të përmirësohet nesër gjatë pjesës së dytë të ditës. /k.k/noa.al/