Transmetuar më 22-09-2019, 16:14

Qeveria ka ngritur sot një qendër Pritjeje në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit për strehimin e banorëve, banesat e të cilëve janë prekur më tepër nga tërmeti.

Efektive të Forcave të Armatosura kanë montuar çadra me kapacitet 30 persona secila.

Aty janë strehuar edhe banorët parë nga Durrësi.

Qendra e Pritjes u vizitua edhe nga kryeministri Rama, i cili shqetësimit të tyre, iu përgjigj: “Lëkundjet si kam unë në dorë, por lëkundjet mbrapa  janë normale sa të bëhet stabilizimi i pllakave sizmike. Tërmetet nuk i parashikon askush, as Amerika nuk e ka gjetur akoma.

Qytetarët thanë se “kemi dalë me vrap”, “e kaluam natën jashtë”, apo “u tramaksëm”, ndërsa Rama disa prej tyre iu sugjeroi të bëjnë ndonjë xhiro përgjatë bregdetit, derisa të largojnë stresin.

“Nëse keni nevojë mund të shkoni te Kavalishenca, deri sa të kalojë pjesa e stresit”, iu përgjigj Rama shqetësimit të një qytetari, i cili tha se nuk kishte pasur dëmtime në banesë, por ishte ende shumë i trembur nga lëkundjet./a.m/NOA.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.