Transmetuar më 22-09-2019, 14:38

Pasoja e tërmeteve, çahet edhe kryesia e Kuvendit

Tërmeti me përmasa të frikshme 5.8 ballë që goditi pasditen e djeshme Durrësin dhe Tirannë la pas dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Pas tërmetit të parë dhjetëra tërmete të tjerë me densitet më të ulët kanë shoqëruar vendin, duke shtuar panik në radhët e qytetarëve.

Tërmeti la pas edhe dëme të shumta materiale.

Pasojave nuk u ka shpëtuar as kryesia e Kuvendit, që siç duket, ka pësuar çarje përmes saj.

Çarjet janë shënuar nga ana e hyrjes së derës së hekurt, përballë vilës qeveritare numër 30, edhe pse kjo godinë konsiderohet ndër më të sigurtat./a.m/NOA.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.