Transmetuar më 22-09-2019, 14:34

Udhëzimet e mëposhtme janë nga institucione të qeverisë së SHBA-së dhe/ose të Australisë dhe një video nga Save the Children. Ato përputhen, ose shtojnë elemente (dytësorë) tek njëra-tjetra, por në asnjë rast nuk bien ndesh me njëra-tjetrën. Për kushtet tona janë shmangur referencat ndaj cunamit (i gjeni në fund të shkrimit), dhe po ashtu janë ndrequr numrat e telefonit. Ky material u përgatit për t’i ardhur në ndihmë publikut shqiptar nga drejtoria e shkollës “Udha e Shkronjave”.

Ka disa gjëra që mund të bëni për të qenë të sigurt gjatë një tërmeti. Kujtohuni, për asistencë emergjente nga tërmeti telefononi Numri unik ☎ 112. Nëse keni probleme shëndetësore Urgjenca ☎ 127

Mos telefononi emergjencat për këshilla të përgjithshme.

Për informacion lidhur me tërmetet, telefononi Institutin e Gjeoshkencës në 042 250 601.

Nëse ndodheni brenda ndërtesës gjatë tërmetit

Sigurohuni të bëni një nga këto gjëra kur ndodheni brenda godinës gjatë kohës së tërmetit:

ULU përdhe (këmbadoras); GJEJ MBULIM/FSHIHU/MBROHU nën ndonjë tavolinë të fortë apo ndonjë pajisje tjetër (mbro organet më vitale); dhe MBAHU FORT derisa tundja mbaron. Nëse nuk ka ndonjë tavolinë apo bangë pranë jush, mbulo fytyrën dhe kokën me krahë dhe struku në ndonjë cep të dhomës ose të mjedisit të ndërtesës. Qëndro larg xhamave, dritareve, dyerve dhe mureve të jashtme, dhe çdo gjëje që mundet të bjerë, si abazhuret apo pajisje të tjera. Rri në shtrat nëse je aty kur fillon tërmeti. Mbahu fort dhe mbro kokën me jastëk, veç në mos qoftë ndonjë abazhur që mund të bjerë. Në këtë rast, në vendin më të afërt të sigurt. Mos përdorni dyert përveç rastit që ju e dini që ato janë të forta, kanë struktura mbrojtëse dhe janë afër jush. Shumë rrugë kalimi përmes dyerve kanë konstrukte të lehta dhe nuk ofrojnë mbrojtje. Qëndro brenda derisa dridhjet ndalojnë dhe është e sigurtë që të dalësh jashtë. Mos dil nga godina gjatë tundjes. Kërkimet tregojnë që shumë dëmtime ndodhin gjatë kohës kur njerëzit brenda godinës tentojnë të lëvizin në një vendndodhje tjetër brenda godinës ose tentojnë ta lënë godinën. MOS PËRDOR ashensorët. Kujtohu që mund të ikë energjia dhe mund të aktivizohet automatikisht sistemi i spërkatjes apo alarmi i zjarrit.

Nëse përdor karrocë për të ecur:

Kyç: Sigurohu që rrotat janë në frena, nuk lëvizin. Rri ulur derisa tundjet mbarojnë.

Mbulohu: Mbro kokën dhe qafën me duar, jastëk, libër apo çdo gjë tjetër që është aty.

Mbaju fort: mbaj pozicionin mbrojtës me kokë e qafë të mbuluar derisa mbarojnë lëkundjet.

Nëse jeni jashtë ndërtesës gjatë tërmetit

Sigurohu të bësh një nga këto nëse je ndodhesh jashtë godinësnë një nga këto raste:

Qëndro aty. Largoju ndërtesave, shtyllave të elektrikut, dhe kabllove. Nëse je jashtë, qëndro aty derisa të lëkundjet të ndalojnë. Rreziku më i madh qëndron menjëherë para godinave, në dalje apo rrëzë mureve të jashtme.

Nëse jeni në një makinë në lëvizje

Sigurohu që të bësh një nga veprimet më poshtë nëse je në një makinë në lëvizje:

Ndalo sa më shpejt që siguria ta lejon ta bësh këtë dhe qëndro në makinë. Shmang të qëndruarin pranë ose nën godina, pemë, mbikalime, dhe nën kabllo të rrymës. Lëviz me kujdes menjëherë pasi tërmeti ka kaluar. Shmang rrugët, urat ose rrampat që mund të jenë dëmtuar nga tërmeti.

Nëse keni mbetur nën rrënoja

Sigurohu të bëni një nga këto nëse ju jeni nën rrënoja gjatë apo menjëherë pas një tërmeti:

Mos ndiz shkrepse/zjarr. Mos lëviz rreth e qark ose mos ngri pluhur. Mbyll gojën me ndonjë shami ose ndonjë copë.

Godit ndonjë tub apo mur në mënyrë që shpëtuesit t’ju gjejnë. Përdor ndonjë birbil nëse ke. Bërtit veç në qoftë e nevojshme. Të bërtiturit mund të shkaktojë që ju të thithni sasira të mëdha pluhuri.

MASA PËRGATITORE PËR TËRMETIN

Si prindërit dhe mësuesit duhet të praktikojnë ushtrimin: ULU KËMBADORAS – MBULOHU/FSHIHU/MBROHU – MBAJU FORT. Ulu këmbadoras. Mbulo kokën dhe zverkun me duar/krahë. Zvarritu deri tek një tavolinë apo bankë afër. Mbaju pas ndonjë pajisje të fortë derisa lëkundjet ndalojnë. Nëse nuk ka ndonjë tavolinë ose pajisje të fortë, afroju ndonjë muri të brendshëm (dallo nga mur i jashtëm). Sigurohu për gjëra të tilla, si bibliotekat, raftet, frigoriferët, televizorët, dhe gjëra që varen në mur. Vendos gjërat e rënda dhe që thyhen në raftet e poshtme. Krijoni një plan komunikimi familjar për raste emergjencash. ku komunikimi me të tjerët del i pamundur (s’ka telefona). Planifikoni se ku do të takoheni nëse ndaheni. Bëni një pako me ushqime dhe ujë për të paktën tre ditë, elektrik dore, fikëse zjarri, dhe një birbil. Merr në konsideratë nevojat e çdo personi, edhe për ilaçe, mjekim. Merr bateri shtesë, ose karikues për telefonat apo pajisjet e tjera të një rëndësie të veçantë. Mos harroni kujdesin edhe për kafshët. Merrni parasysh të keni edhe një sigurim nga tërmeti. Sigurimet standarde nuk e kanë këtë. Merrni në konsideratë përmirësime ndaj godinës, duke fiksuar gjëra që mendoni se rrezikohen nga tërmeti.

SIGUROHU EDHE PAS TËRMETIT

Nëse një tërmet sapo ka ndodhur, ka rreziqe serioze si dëmtime në godina, rrjedhje gazi apo uji, ose shkëputje e energjisë.

Prisni që të ketë lëkundje të tjera pas një tërmeti. Kontrollo veten nëse je dëmtuar dhe ndihmo të tjerët nëse je trainuar për këtë. Mëso si të jesh Ndihma derisa Ndihma Vjen (link) Nëse je në një ndërtesë të dëmtuar, dil jashtë dhe me shpejtësi largoju ndërtesës. Mos hy në ndërtesa të dëmtuara. Nëse je zënë në kurth, mbro gojën, hundën dhe sytë nga pluhuri. Dërgo një tekst, bjeri      ndonjë tubi ose muri, ose përdor ndonjë birbil/fishkëllimë në vend që të bërtasësh në mënyrë që shpëtuesit t’ju gjejnë. Mesazhet tekst janë më të besueshme/të sigurta se telefonatat. Ruaj telefonatat për rastet e emergjencës. Pasi je në kushte të sigurta, dëgjo raportimet në lajme përmes radios, Tv, medias sociale dhe njoftimeve tekst që vijnë në celular për informacione dhe udhëzime të emergjencës. Ji tepër i kujdessshëm ndaj pastrimeve të godinës pas katastrofës rretherrotull rënojave. Mos provo të heqësh rrënoja të rënda vet. Vish rroba mbrojtëse, duke përfshirë bluza me mengë të gjata, pantallona, doreza pune, këpucë të forta, gjatë pastrimit. Regjistrohu diku online ku njerëzit e kuptojnë që je në rregull (facebook shpesh aktivizon një buton në raste fatkeqësish ose Kryqi i Kuq).

* Burimet: Ready.gov. (2019). Earthquakes | Ready.gov. [Accessed 22 Sep. 2019].

Ses.vic.gov.au. (2019). What to do in an Earthquake. [Accessed 22 Sep. 2019]

YouTube. (2019). Si të reagojmë gjatë tërmetit – Film i animuar edukativ, [Accessed 22 Sep. 2019]: