Transmetuar më 22-09-2019, 14:27

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Durrës pak pas mesditës së sotme, në një takim me autoritetet lidhur me përballimin e situatës pas tërmeteve.

Duke folur në takimin e mbajtur në Durrës, ai tha se nuk ka vend për panik dhe se njerëzit duhet të jenë sa më të qetë.

Në vijim ai tha se kush ka shqetësim dhe ndjen pasiguri ka në dispozicion 700 shtretër në dy strukturat e ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme te kavaleshenca.

“Po bëhet gati struktura te stadiumi për çdo rast nevoje për të qenë jashtë mureve të shtëpisë dhe kaq është e mjaftueshme për ditën e sotme. Disa nga mediat janë fokusuar te alarmi dhe ca se jo të gjithë janë para televizioneve për të ndjekur shqetësimet, prandaj kontakti i drejtpërdrejt është i paçmueshëm”, u shpreh Rama.

Ai kërkoi që kryebashkiakë, prefektë dhe deputetë të ndahen sipas zonave duke u ndalur në pikat më kritike.

Në këtë linjë tha se pas kapërcimit të këtij momenti psikologjik do të vijojë procesi i mbështetjes për të zhdëmtuar këdo që figuron në listën e të dëmtuarve./a.y/noa.al

Rama viziton të lënduarit e tërmetit: Duhet qetësi dhe durim! Askush nuk i parashikon dot tërmetet

Tërmetet, Rama: Jo çdo çarje përbën rrezik! Të dëmtuarit nuk do të harrohen

Tërmetet, Rama: Kontaktoni çdo banor në rrethin e parë të stresit! Të gjithë të spostohen në Durrës

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.