Transmetuar më 22-09-2019, 13:59

Tmerr në një shkollë në San Paolo të Brazilit, ku një nxënës i moshës 14-vjeçare, theri me thikë mësuesin e tij.

Ngjarja ndodhi në qendrën e edukimit në Aricanduva, në zonën lindore të qytetit brazilian, gjatë mësimit.

Profesori ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të cilës iu nënshtrua.

Mësohet se adoleshenti ishte ngritur në këmbë në mes të klasës dhe kishte dalë, duke goditur mësuesin i cili ndodhej në korridor. Më pas ai u kthye në klasë dhe plagosi edhe veten.

Policia po heton lidhur me rastin, ndërkohë që më parë nuk rezulton që adoleshenti të ketë pasur probleme.

Para veprimit ekstrem ai i kishte dërguar një mesazh të ëmës në celular, ku i thoshte se ajo ishte hera e fundit që do të flisnin bashkë, pa dhënë më shumë shpjegime. /a.y/noa.al