Transmetuar më 22-09-2019, 12:58

Në mbledhjen e ditës së sotme të grupit parlamentar socialist të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, deputeti socialist Paulin Stërkaj bëri një kërkesë interesante lidhur me përballimin e situatës në rast tërmetesh.

Ai kërkoi që deputetët të lënë një pjesë nga paga e tyre për raste emergjence.

Sipas tij, tërmetet e orëve të fundit kaluan, mirëpo kërkoi që të mendohet për të ardhmen.

“Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë një propagandë. Çdo fëmijë sot është i plagosur psikologjikisht nga tmerri dhe paniku. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës, se sa me propagandën e deputetëve. Duke filluar nga deputetët të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special”, u shpreh Sterkaj.

Nga ana e tij Rama deklaroi se kontakti i drejtpërdrejtë është i pazëvendësueshëm, sepse afërsia dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme.

“Fondi është gjithmonë në buxhet, fondi rezervë. Me këtë masë dëmesh, ne jemi krejtësisht të qetë nga pikëpamja e kapacitetit mbulues”, tha kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.