Transmetuar më 22-09-2019, 12:22

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, reagon lidhur me tërmetet që goditën Shqipërinë.

Me anë të një postimi në Twitter, ai fron ndihmat e BE për përballimin e situatës.

“I trishtuar dhe i shqetësuar që mësova për serinë e tërmeteve shkatërruese në Shqipëri, të cilat shkaktuar dëmtime të qindra njerëzve, si dhe dëmtime serioze në infrastrukturën e ndërtesave.

BE ofron ndihma të menjëhershme si dhe angazhimin e Emergjencave Civile të Evropës, nëpërmjet Emergjencave Civile shqiptare”, shkruan Hahn.

Tërmeti më i fuqishëm u shënua rreth orës 16.00 të kësaj të shtune me magnitudë 5.8 ballë të shkallës rihter, duke u pasuar edhe nga tërmete të tjerë, por më të dobët. /a.y/noa.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.