Avioni i turizmit përplaset në rrugë, vdes vajza 15 vjeçe, plagosen rëndë babai dhe dy motrat
Transmetuar më 22-09-2019, 12:11

Një avion turizmi Cessna Mooney M20k D-Eise, u rrëzua teksa ishte në fazë uljeje paraditen e kësaj të shtune, në pistën e Aeroclub di Orio në Serio, të Italisë, pak kilometra larg aeroportit ndërkombëtar “Il Caravaggiò”.

Gjatë aksidentit humbi jetën një vajzë 15 vjeçe, vajza e pilotit Stefano Micca, 51 vjeç, tregtar në Bergamo dhe zëvendëspresident i Aeroclub.

Si pasojë e përplasjes Miça mbeti i plagosur rëndë bashkë me motrën binjake të 15-vjeçares së ndjerë dhe vajzën 18 vjeçe.

Prokuroria e Bergamos ka hapur një fashikull lidhur me rastin, për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.

Si pasojë e përplasjes pati humbje karburanti i cili u pasua më tej me zjarr, ku për vënien e situatës nën kontroll u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...