Transmetuar më 22-09-2019, 11:58

Bjondja me sy bojëqielli, Kejvina Kthella u bë shumë e famshme në Shqipëri dy vite më parë kur u shfaq në ‘Xing me Ermalin’ me fustanin e kuq që çmendi të gjithë.

Kejvina vinte nga Italia, aty ku prej kohësh ushtronte profesionin e modeles të cilin e vazhdon edhe sot e kësaj dite.

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, mbrëmjen e kësaj të shtune Kejvina tregoi se para se të niste modelingun ka punuar në një restorant sepse ishte shumë ambicioze për ta fituar lekun vetë.

“Që e vogël kam qenë shumë ambicioze. Nuk më ka munguar kurrë asgjë, por që në moshë shumë të vogël, 16 vjeç punoja në një restorant sepse doja lekun tim.

Babi dhe mami nuk ishin dakord sepse nuk ishte e nevojshme, por më pëlqente ideja që kisha lekun tim”, u shpreh Kejvina.