Transmetuar më 22-09-2019, 11:49

Injekton vazelinë në organin gjenital për të qenë më “hamshor”, por shkakton një infeksion të rëndë.

Një burrë i moshës 45 vjeçare shkoi në spitalin e St Vincent’s Hospital të Sidnei në Australi, duke u ankuar nga dhimbje të forta në organin gjenital, të cilat zgjasnin prej pesë ditësh.

Pacienti kishte kruajtje, djegie dhe enjtje në organin gjenital, kështu që mjekët e nënshtruan ndaj analizave të thelluara.

Burri kishte zhvilluar temperaturë dhe debulesë për shkak të një infeksioni të rëndë, si pasojë e injektimit të vazelinës, siç u mësua më vonë.

Në penisin e tij u konstatua një akumulim i madh lëngjesh, aq sa u mendua për një virus mishngrënës dhe burri iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente.

Por gjatë ndërhyrjes përveç qelbit, mjekët gjetën edhe vazelinë, e cila rezultoi se ishte injektuar nga pacienti për të rritur përmasat e tij, shkruan noa.al.

Pas një muaji qëndrimi në spital, ai ka nevojë për më shumë kohë për tu rimëkëmbur. /a.y/noa.al