Transmetuar më 22-09-2019, 11:27

Në mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar me ministrat dhe kryebashkiakët, pas tërmeteve të orëve të fundit, Kryeministri Edi Rama kërkoi reagim përballë situatës.

Ai kërkoi zbritjen në terren të grupeve të punës, duke kërkuar që të ndahen plasaritjet sipërfaqësore nga krisjet që mund të kenë cenuar strukturën.

Sipas tij, jo çdo ndarje apo çarje është negative, përkundrazi tha ai, është tregues që ka funksionuar fuga sizmike e krijuar enkas në godinë.

Kreu i qeverisë kërkoi që të mbulohen të gjitha zonat e prekura.

“Ata që janë dëmtuar duhet të jenë të sigurtë se nuk do të harrohen. Duhet të kemi inventar të saktë. Në mënyrë që nesër kur kjo barrë e rëndë të ketë rënë mbi supet dhe mendjen e tyre dhe kur të kemi kapërcyer momentin e parë të identifikimit të dëmeve strukturore të kalojmë në fazën tjetër në një hartë të qartë. Harta e dëmeve kërkon përditësim të vazhdueshëm”, u shpreh Rama.

Ai u zotua për solidarizim me banorët, ku nënvizoi se çdo bashki do të ketë rolin e vetë.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme së pari prania njerëzore për një kontakt të drejtpërdrejt për të gjitha familjet që figurojnë si banorë të pikave të identifikuara me dëme.

Rama shtoi se ankthi dhe potenciali për konfuzion është gjëja e parë që duhet përballuar me shpjegime shumë të thjeshta dhe garancinë që pas kapërcimit të këtij momenti do të vijojë procesi i mbështetjes për të zhdëmtuar këdo që figuron në listë. /a.y/noa.al

Tërmetet, Rama: Kontaktoni çdo banor në rrethin e parë të stresit! Të gjithë të spostohen në Durrës

Minutë pas minute/ Toka nuk i ndalon lëkundjet, tjetër tërmet 3.4 ballë

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.