Transmetuar më 22-09-2019, 11:10

Poret e hapura të lëkurës janë një siklet i vërtetë, pasi krijojnë idenë e papastërtisë dhe të një lëkure aspak të rregullt.

Por për të shpëtuar nga ky problem, ekziston një zgjidhje të cilën e kemi të gjithë nëpër kuzhinat tona.

Bëhet fjalë për sodën e bukës e cila balancon nivelin e pehashit në fytyrë dhe ndihmon në zhdukjen e poreve.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që dy lugë sodë buke ti përzieni me pak ujë të vakët.

Masën kremoze të përftuar aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore. Këshillohet që një trajtim të tillë ta përsërisni një herë në javë, në mënyrë që të merrni rezultatet e përftuara. /a.y/noa.al