Transmetuar më 22-09-2019, 10:58

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez, mbylli sfilatën e kësaj të premteje të Versace në një mënyrë krejt të veçantë.

Ajo u shfaq në pasarelë me të njëjtin fustan që u shfaq gjatë çmimeve Grammy në vitin 2000.

Bëhet fjalë për një fustan të realizuar nga Donatela Versace me ngjyrat e xhunglës.

JLo i dha jetë sërish fustanit gjatë prezantimit të koleksionit të Versace pranverë-verë 2020.

Ishte 23 dhjetor i vitit 2000 kur këngëtarja e veshi në ceremoninë e Grammy Awards, por edhe këtë fundjavë shkëlqeu po njëlloj në Milano. /a.y/noa.al