Tërmetet, Xhaçka: Momente frike! Ndihmë banorëve dhe dëmshpërblim
Transmetuar më 22-09-2019, 10:17

Në takimin e thirrur nga Kryeministri Edi Rama lidhur me pasojat e tërmetit, me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektët e vendit, u diskutua gjatë për masat e marra.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se do i gjenden pranë çdo qytetari të prekur nga tërmeti.

“Është normale që ky moment të jetë i shoqëruar me frikë dhe pasiguri, pasi shumë familje janë me fëmijë të vegjël. Duhet të jepet maksimumi që deri sa dëmet të vlerësohen, të bëjmë maksimumim për të akomoduar gjithsecilin”, u shpreh ministrja.

Xhaçka deklaroi se një orë e më parë grupet e vlerësimit do të bëjnë vlerësimin real të dëmeve të tërmetit dhe për ti siguruar se do të bëhet maksimumi për t’iu ardhur në ndihmë dhe për ti dëmshpërblyer.

Tërmetet kanë vijuar gjatë gjithë natës, por edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më i fuqishmi i të gjithëve ishte ai i orës 16.00 me magnitudë 5.8 ballë të shkallës rihter. /a.y/noa.al

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.

Loading...
Loading...