Transmetuar më 22-09-2019, 09:57
Foto ilustruese

Kur Lazarati u etiketua disa vite më parë si epiqendra e kultivimit të kanabisit, edhe pas disa vitesh nga aksioni i bujshëm policor, lënda narkotike nuk ka fund në fshatin gjirokastrit.

Gjatë kësaj të shtune janë arrestuar dy burra dhe është vënë nën hetim një grua.

Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborret e banesave të tyre u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.

Kështu u vunë në pranga N.R., 60 vjeç dhe A.B., 59 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një gruaje me iniciale Z.H.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. /a.y/noa.al