Transmetuar më 22-09-2019, 08:41

Luana Vjollca ka arritur suksesin e radhës duke u shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”, një revistë prestigjioze britanike që ka zgjedhur këngëtaren shqiptare për kopertinën e muajit shtator.

Dhe këtë radhë moderatorja nuk ka ngurruar të falsë për jetës e saj private si dhe për karrierën.

“Unë isha një foshnje 11-muajshe kur im atë u nda nga jeta. Jam rritur me gjithë të mirat, pa më munguar asgjë, pafundësisht e lumtur dhe me këmbë në tokë.

Gjithçka falë nënës sime heroinë që diti si ta përballojë situatën dhe pati forcën për të mos u dorëzuar”, shprehet ajo në intervistë.

“Kur mendoj për jetën e nënës sime dhe vështirësitë që ka kaluar për të na rritur neve e vetme, 4 vajza, them se gjithçka që ne bëjmë sot është shumë e vogël krahasuar me punën që ajo ka bërë”, vijon më tej moderatorja duke u shprehur se e ëma është shembulli më i mirë që ka në jetë.